Paris SG ka treguar se është kampioni në fuqi I Europës dhe se nuk ka ndërmend ta lëshojë trofeun e Champions. Skuadra pariziene konfirmoi forcën, duke fituar 4-2 një finale të parakohshme si ajo në fushën e Manchester City.
Sfida i shpërbleu pritshmëritë që në minutat e para, ku Paris SG dominoi duke shënuar tre gola të shpejtë. Në minutën e 13-të, Desire Doue hapi serinë me epërsinë e kampionëve francezë.
Nuk kishte kohë për reagimin e “Cityzens”, që vetëm dy minuta më pas duhet të nxirrnin sërish topin nga rrjeta, pas realizimit të Ousmane Dembele.
Të shokuar anglezët, që pa u mbyllur pjesa e parë do të merrnin atë që do të ishte goditja e “KO”. Vitinha shënoi golin e tretë për Paris SG në minutën e 30-të.
Pas pushimit, Manchester City u kthye me një tjetër fytyrë në fushë, ndërsa në minutën e 53-të, Haaland ngushtoi përkohësisht diferencën. Por shpresat e të zotëve të shtëpisë morën një tjetër goditje të rëndë, pasi parizienët shënuan golin e katërt me Akliouche.
Haaland gjeti sërish rrugën e rrjetës për City në minutën e 75-të, që vlen vetëm për statistika. Humbja e vendasve mund të ishte më e thellë, por në limitet e kohës së rregullt, Donnarumma priti 11 metërshin e goditur nga Ferran Torres.
Ky episod nuk e prishi festën e Paris SG, që pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës e shfaq sërish veten favorit për të fituar për herë të tretë radhazi trofen e Champions.


