Moti – E premte, 4 maj 2018

schedule16:27 - 4 Maj, 2018

schedule 16:27 - 4 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira afatshkurtër. Pas mesditës deri në mbrëmje shirat përfshijnë pjesën më të madhe të vendit përjashtuar Jugperëndimin ku vijojnë kthjellimet me alternime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por mbeten konstante vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det dallgëzimi të ulët në 2 – 3 ballë. /abcnews.al