Deulofeu: Koeman nuk më ka dhënë asgjë, do ta shohim ç’do bëjë te Barça!

schedule23:23 - 20 Gusht, 2020

schedule 23:23 - 20 Gusht, 2020

Ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Deulofeu, ka folur për Radio Catalunya sa i takon situatës që po kalon ekipi katalanas, si dhe për trajnerin e ri, Ronald Koeman, me të cilin ka punuar tek Everton për pak muaj.

“Çfarë mund të them për Koeman? Mund të them se, nga eksperienca ime personale, nuk kam shumë për të thënë sepse nuk më ka dhënë asgjë. Nuk isha i kënaqur, nuk isha i lumtur dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam kërkuar të largohem dhe kam shkuar te Milani. Të shohim se çfarë do të bëjë në “Camp Nou”.

E vërteta është se situata e Barcelonës nuk më bezdis. Thjesht nuk më intereson. Nuk po u japin kohë lojtarëve të rinj që të mësojnë stilin e lojës. Nëse do ta bënin, të rinjtë do të mësonin shumë. Mendoj se tani do të ketë disa ndryshime, por janë shumë vite mbrapa. Duhej të kishin menduar më parë për këtë”, ka përfunduar Deulofeu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!