Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, vazhdon të jetë në qëndër të merkatos. Zërat për një largim të mundshëm të tij nga kryeqyteti francez sa vijnë dhe shtohen dhe këtë herë kemi të bëjmë me një lajm nga Anglia.
Sipas raportimit të gazetarit të “The Daily Telegraph”, Mike McGrath, është klubi i Chelseas ai që ka shfaqur interes për shërbimet e qendërmbrojtësit. Kontrata e brazilianit me klubin francez mbaron fill mbas ndeshjes kundër Bayernit dhe ende nuk ka ndonjë sinjal nga PSG-ja për një rinovim të mundshëm.
Gjithashtu edhe klubi i Fiorentinës kërkon shërbimet e Thiagos, ku kujtojmë që i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. 35-vjeçari do të përfitojë plot 4 milionë euro në sezon nëse pranon kalimin në Firence. Një klub tjetër ku Silva mund të vazhdojë karrierën është edhe Milani, pasi veterani e ka pranuar gjithmonë se kuqezinjtë janë në zemrën e tij. /abcnews.al
#Chelsea to consider Thiago Silva when his contract runs out at #PSG, after the Champions League final on Sunday #PSGBayern https://t.co/B9jRq9lqDl
— Mike McGrath (@mcgrathmike) August 20, 2020