Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit pozitive me Covid-19

schedule13:53 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:53 - 19 Gusht, 2020

Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Abcnews.al mëson se të infektuarat janë karantinuar në banesë.

Shefja e pavijonit të pediatrisë Irena Palloshi deklaron për ABC News se puna vijon normalisht në repartin e urgjencës dhe pavijonet e tjera.

“Shërbimi ndaj fëmijëve vazhdon normalisht. Puna vazhdon në repartin e Urgjencës dhe pavijonet e tjera”, është shprehur ajo për gazetarin Aldo Kozarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!