Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 130 raste të reja me koronavirus. Kështu, në total, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 12, 970.
Sipas qyteteve rastet e reja u regjistruan: Shkup-40, Kumanovë-6, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-4, Manastir-3, Ohër-6, Kavadar-2, Gostivar-18, Strumicë-1, Probishtip-2, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-4 dhe Kërçovë-7.
Po ashtu njoftohet se dy pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi brenda ditës, një nga Shkupi (70) dhe një pacient nga Shtipi (75). Pacientët ndërruan jetë në spital. /abcnews.al/

