Të paktën 77 persona kanë humbur jetën për shkak të një stuhie me rërë, shira të rrëmbyer dhe vetëtima që goditi veriun e Indisë në orët e para të së enjtes. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale. Ndërsa të plagosurit janë 143. Erërat e fuqishme kanë rrëzuar pemë, këputur kavo të energjisë elektrike dhe kanë shembur mure dhe çati të shumë banesave. Ekipet e shpëtimin po punojnë akoma në terren dhe dyshohet se numri i viktimave mund të rritet. Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri Modi, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave./abcnews.al
Stuhi e fuqishme rëre dhe shiu në Indi, 77 viktima
schedule12:34 - 3 Maj, 2018
schedule 12:34 - 3 Maj, 2018