Debati për Kakavinë, Rama-Metës: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

schedule16:03 - 17 Gusht, 2020

schedule 16:03 - 17 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të shtetit Ilir Meta në lidhje me situatën e krijuar në pikat kufitare të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter thekson se e njëjta situatë ndodhi dhe në Bullgari por presidenti nuk ka akuzuar qeverinë siç bën Meta.

Rama ndër të tjera thekson se Meta duhet të mësojë dhe të mos akuzojë pasi Shqipëria nuk i ka asnjë borxh.

LEXO EDHE: Meta: Ambasadori informoi që në 5 gusht për krizën në Kakavijë

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!