Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 129 raste të reja me koronavirus nga 449 testime të kryera.
Ndërkohë, raportohet se brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Raportohet se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.
Në njoftim bëhet e ditur se oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi.
Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.


/abcnews.al


