“Je i shkarkuar”/ Humbja e turpshme lë Barçën pa trajner, 3 emra për stolin

schedule08:27 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:27 - 17 Gusht, 2020

Barcelona duhet të zgjedhë trajnerin e ri. Quique Setien është shkarkuar, sikurse raportojnë në Spanjë. Presidenti Josep Maria Bartomeu ia ka komunikuar vendimin.

Tashmë ai duhet të zgjedhë mes tre kandidaturave se kush do të jetë trajneri i ri. Legjenda Xavi mbetet sërish në listë dhe normalisht që do të donte ta drejtonte skuadrën ku bëri histori si lojtar.

Ronald Koeman gjithashtu e ka shprehur hapur dëshirën për të qenë në pankinën e katalanasve, kurse emri tjetër në tavolinën e Bartomeut është argjentinasi Maurizio Pochettino. / abcnews.al