Debate në komisionin “Tahiri”/ Opozita paralajmëron kallëzimin penal

schedule17:48 - 2 Maj, 2018

schedule 17:48 - 2 Maj, 2018

Kallëzim penal për të gjithë drejtuesit e institucioneve që nuk i kthejnë përgjigje komisionit hetimor parlamentar për çështjen Tahiri. Është ky propozimi i opozitës në mbledhjen e sotme pasi sipas tyre po pengohet procesi hetimor.

Për të hetuar komisionit  hetimor të ngritur edhe për çështjen Tahiri i nevojiten dokumente të klasifikura sekrete . Por këto mungojnë në tryezën e deputetëve. Sipas kreut të komisionit hetimor Edi Paloka, shumica e institucioneve në varësi të Kryeministrit nuk japin informacionin e kërkuar duke penguar punën u bërë pengesë për punën.

Paloka: “Duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Drejtësisë Ministria Brendshme e drejtoria e policisë gjithçka varet nga Rama përgjigjet në forma të ndryshme kanë qenë negative”.

Murrizi: “Këto ditë që ka kërkuar ministria e Brendshme që kërkon afat 50- 60 ditë  ndoshta nuk keni qenë i qartë si kryetar se çfarë keni kërkuar

Se mos e kanë ngatërruar me ditët e ngarkesës që vjen droga nga Kolumbia në Durrës. Se për 50 ditë vjen ngarkesa nga Kolumbia çfarë keni kërkuar?!”

Letra i ke kërkuar?! Po i ke kërkuar letra duken si shumë mos i ka ngatërruar me ngarkesë. Kërkoj që t’ia speficikosh Nuk dum mall dum letra”.

Ndaj drejtuesëve të këtyre institucioneve duhet bërë kallzim penal tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj  i cili përjashtoi vetëm Shërbimin Informativ Shtetëror që i ka dorëzuar  dokumentat e kërkuara nga komisioni.

Alibeaj: “Ne u bëjmë kallzim penal të gjithë këtyre drejtuesve të institucioneve. Deri sa të shkojmë te plani përfundmitar më duhen këto dokumente që i ke në kasafortë”.

Për rreth dy orë anëtarët debatuan  me akuza dhe justifikime për rolin e institucioneve që i është kërkuar informacion.

“Mirë do ishte të ishim një komision dhe jo dy”.

Në fund komsioni nuk solli asgjë të re për ecurinë e hetimeve por u vendos për një datë tjetër mbledhjeje me shpresën se dokumentet do t’i kenë në duar për të vazhduar më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!