Mërgim Vojvoda është pranë transferimit në Itali. Mbrojtësi spikati me Standard Liege sezonin e shkuar, duke u zgjedhur madje si lojtari më i mirë në krahun e djathtë.
Dardani ka rënë dakord me Atalantën, sikurse raportojnë mediat në Belgjikë. Tani klubet po bisedojnë për ë gjetur gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit.
Atalanta deri më tani ofron 4 milion euro për kartonin e Vojvodës, kurse Standard Liege do 6 milion euro. Kjo për shkak se Mouscrone ka 20% të kartonit dhe do të marrë pjesën e vet në rast transferimi të mbrojtësit të Kosovës. /abcnews.al