Del në skenë pasuesi i Setien, Bartomeu: Natë e tmerrshme, kemi vendosur!

schedule08:21 - 15 Gusht, 2020

schedule 08:21 - 15 Gusht, 2020

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, pranoi pas ndeshjes kundër Bayern Munich se do të ketë vendime të rëndësishme te katalanasit. Trajneri Quique Setien duket i shkarkuar, nëse zbërthen me kujdes ato që thotë kreu i Barcelonës.

“Unë preferoj të mos them asgjë për trajnerin. Shumë vendime ishin marrë më parë, para se të luanim në Champions League. Sot nuk është dita të flasim për to”, u shpreh mes të tjerash për “Movistar” Bartomeu, i cili shpreh keqardhjen e tij për atë që i ndodhi Barcelonës.

“Ka qenë një natë shumë, shumë e vështirë. Më vjen keq për tifozët e Barcelonës, anëtarët e klubit, lojtarët dhe për të gjithë. Ne nuk ishim në lartësinë e klubit që përfaqësojmë dhe më vjen shumë keq.  Ka disa vendime që i kemi marrë tashmë dhe disa të tjera që do t’i marrin në ditët në vazhdim.

Njoftimet do të bëhen nga java e ardhshme. Vendimat duhet t’i marrim pasi gjërat të jenë qetësuar. tani duhet që të reflektojmë. Nesër do të përpiqemi të ngremë shpirtin e tifozëve tanë, pas një humbjeje kaq të rënë.

E përgëzoj Bayernin, ata bënë një lojë të shkëlqyer dhe merituan të shkojnë në gjysmëfinale. Ne nuk ishim askund dhe vetëm mund t’u kërkojmë falje tifozëve tanë”, përfundoi Bartomeu deklaratën e tij, ndërkohë që në mediat spanjolle shikohet si favorit për stolin Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenham./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!