Qytetarët shqiptarë në pikën Kufitare në Kakavijë po përballen me një situatë kaotike, për shkak të radhëve të gjata.
Gazetari Orgest Sako raportoi për abcnews.al se qytetarët që nisen drejt Greqisë presin prej orësh për të kaluar kufirin.
Radha e automjeteve prej 20 km vijon nga fshati Jorgucat deri në kufi me Greqinë, duke shkaktuar në këtë mënyrë trafik dhe bllokim të lëvizjes së automjeteve.
Trafiku është bllokuar në të dyja anët e rrugës nacionale Jorgucat-Kakavijë.
/abcnews.al/