Reali i Madridit është finalisti i parë i Champions League, pas barazimit 2-2 me Bajernin e Mynihut në “Santiago Bernabeu”, por që në finale i shërbeu rezultati 1-2 në ndeshjen e parë.
Ishte Kimish që zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, por Benzema barazoi në minutën e 11-të. Pjesa e dytë nisi me golin e dytë të Bezemasë. Hames rindezi shpresat për Bajernin, pas golit të barazimit në minutën e 63-të, por vetëm kaq, pasi ishte portieri Navas ai që shpëtoi në aq shumë raste ekipin madrilen.
Me rezultat të përgjithshëm 4-3, Reali kualifikohet në finale, ndërsa nesër vendoset finalisti tjetër në ndeshjen Liverpul-Roma. /abcnews.al