Egnatia kërkon me çdo kusht rikthimin në Kategorinë Superiore dhe do të jetë një nga ekipet pretendentë për të kaluar në elitë. Lëvizjet e drejtuesve kanë entuziazmuar tifozët nga Rrogozhina me lëvizjet e fundit.
Pasi u prezantua Gugash Magani si trajneri i ri, Egnatia, që ka arritur akord edhe me Artur Maganin, ka siguruar edhe shërbimet e një lojtari me shumë eksperiencë në Superiore.
Ai është Ndriçim Shtubina, i cili do të aktivizohet me ekipin nga Rrogozhina sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. 33-vjeçari shkodran që mund të aktivizohet në disa role, ka luajtur më parë me Vllazninë, Skënderbeun, Flamurtarin, Kukësi dhe Laçin. /abcnews.al