Informaliteti në Shqipëri, në të zezë 61 % e të punësuarve

schedule15:36 - 1 Maj, 2018

schedule 15:36 - 1 Maj, 2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Organizata Botërore e Punës ka publikuar një raport ku tregon se më shumë se gjysma e popullsisë në botë punon në të zezë. Shqipëria renditet një ndër vendet me shkallën më të lartë të informalitetit në rajon.

Punohet në Shqipëri, por më së shumti në të zezë. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Punës. Raporti i publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punës, e rendit Shqipërinë si vendin që ka normën më të lartë të punësimit informal në Evropë, në 61% të totalit të punësimit. Ndër to gra në punë informale janë 63.5 %, prej të cilave 36.4 % konsiderohet ato shtëpiake.

Qeveria e ka renditur ndër  prioritetet e punës së saj që në vitin 2015 luftën ndaj informalitetit. Ndonëse janë hedhur hapa para në këtë drejtim, shifrat tregojnë se niveli më i lartë i informalitetit vjen nga bizneset e regjistruara dhe jo nga ato të paregjistruarat.

Në tabelën e publikuar nga Organizata Botërore e Punës, Shqipëria ndiqet nga Armenia me 52 përqind.

Në total janë dy miliardë njerëz, më shumë se 61 për qind e popullsisë së punësuar në botë, që punojnë në mënyrë joformale. Bujqësia është sektori me nivelin më të lartë të punësimit joformal, vlerësuar në më shumë se 90 për qind./abcnews.al