Besart Berisha nuk njeh moshë dhe pak minuta më parë ka gjetur golin e radhës në Australi. 35-vjeçari nga Prishtina, pjesë e Western United prej shtatorit të vitit të kaluar, ka realizuar golin e avantazhit në ndeshjen jashtë fushe kundër Perth Glory.
Bomberi dardan tregoi aftësitë e goleadorit në minutën e 27-të, duke u treguar më i shkathët se portieri vendas dhe duke dërguar në rrjetë një kros nga e djathta. Goli i 17-të në kampionat për të dhe pozicioni i tretë në renditjen e golashënuesve.
It doesn’t matter how you score them! #PERvWUN #PlayOn pic.twitter.com/GcoBaf8nTx
— Western United FC (@wufcofficial) August 12, 2020
Vetëm dy lojtarë kanë shënuar më shumë se ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të bëjë maksimumin deri në fund për ta fituar këtë garë, teksa është shënuesi më i mirë në historinë e futbollit australian. /abcnews.al