Shqipëria ka nisur negociatat me Greqinë për kufizimin e zonave detare. Raundi i parë është zhvilluar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme në Tiranë, njofton zyra e shtypit të kësaj ministrie, sipas të cilës takimi në rang ekspertësh teknikë, u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese .
Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.
Ky takim ishte njoftuar javën e kaluar nga vetë ministri Ditmir Bushati. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ministri Bushati tha se raundi i parë i negociatave është në nivel të ekspertëve shqiptarë dhe grekë sa i përket marrëveshjes, apo tekstit për një marrëveshje për kufizimin e zonave detare.
Raundi i dytë i negociatave do të zhvillohet në shtetin grek./abcnews.al