Truproja i kreut të Kuvendit filmohet duke qëlluar me armë ndaj protestuesve në Liban

schedule16:36 - 10 Gusht, 2020

schedule 16:36 - 10 Gusht, 2020

Badigardi personal i kreut të Parlamentit të Libanit, Nabih Berry është fiksuar nga aparatet fotografikë teksa qëllon me plumba të vërtetë ndaj protestuesve në Beirut, raporton abcnews.al.

Fotot janë shpërndarë sot fillimisht në Liban për të gjetur hapësirë në të gjitha mediat botërore duke pasqyruar seriozitetin e situatës në Liban pas shpërthimit që la të paktën 200 të vdekur javën e shkuar.

Lexo edhe: Thellohet tragjedia në Beirut, shkon në 200 numri i të vdekurve

Qytetarët gjetën qeverinë përgjegjëse për këtë shpërthim duke dalë masivisht në sheshe për të kërkuar largimin e saj, ndërsa përgjigja nga autoritetet ishte e ashpër duke degjeneruar si në rastin konkret edhe me përdorimin e armëve.

Nga protesta e së shtunës në Liban mbetën të plagosur rreth 100 persona, ndërsa u vra një polic.

Lexo edhe: Digjet Ministria e Jashtme në Beirut: Vdes polici, 110 të plagosur nga protestat e sotme

Kreu i Parlamentit të Libanit mbështetet nga popullsia shiite në Liban dhe përfaqëson Hesbullahun në organet e pushtetit të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!