Digjet Ministria e Jashtme në Beirut: Vdes polici, 110 të plagosur nga protestat e sotme

schedule19:42 - 8 Gusht, 2020

schedule 19:42 - 8 Gusht, 2020

Vijojnë protestat e dhunshme në Liban pasi qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë fill pas shpërthimit tragjik që i mori jetën 158 personave duke shkaktuar edhe 6 000 të plagosur, ndërsa numërohen më shumë se 20 të humbur.

Raportohet se gjatë protestave të sotme janë plagosur të paktën 110 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një polic.

Pas përplasjes me policinë dhe djegies së Ministrisë së Jashtme, protesta po vijon në rrugët e Beirutit.

Nga pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare shihen momentet e përplasjes së ashpër mes policisë dhe protestuesve.

17:01 158 të vdekur nga shpërthimi, protestuesit djegin Ministrinë e Jashtme në Beirut

Ndërkohë që Beiruti është duke vuajtur pasojat e shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi më shumë se 158 të vdekur dhe 6 000 të plagosur, mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar largimin e qeverisë.

LIVE: Lebanese protesters call for government to resign over Beirut explosions

LIVE: Lebanese protesters call for government to resign over Beirut explosions

Gepostet von Ruptly am Samstag, 8. August 2020

Lexo edhe: A ishte raketë ajo që shpërtheu në Beirut? Videot zbulojnë gjithçka

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mijëra protestues janë mbledhur në “Sheshin e Martirëve” duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë duke e cilësuar përgjegjëse për atë që ndodhi në vend, raporton abcnews.al.

Sipas protestuesve, qeveria e dinte që në port ndodheshin sasi të mëdha të nitratit të amonit duke mos bërë asgjë për largimin e këtij rreziku.

Madje, ata kanë kërkuar që të qeverisen nga shtete të huaja më mirë, për shembull nga Franca, në vend të klasës së korruptuar politike të vend.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën e protestueve duke hedhur ndaj tyre edhe gazlotsjellës, ndërsa një numër i madh prej tyre kanë arritur të futen në godinën e Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë, disa prej protestuesve i janë përgjigjur policisë me bomba molotov duke i vënë zjarrin gjithashtu edhe disa makinave.

Lexo edhe: Nitrat apo raketa? Erdogan flet për konspiracionin në Beirut

Pak ditë më parë, një sasi prej 2 750 ton nitrat amoni shpërtheu në portin e Beirutit duke shkaktuar 138 të vdekur deri më tani, 6 000 të plagosur dhe dëme kolosale materiale.

Raportohet se të paktën 21 persona janë ende të humbur dhe dyshohet se janë nën rrënojat e godinave të shkatërruara nga shpërthimi. /abcnews.al