“Falenderoj Bashën për pëkujdesjen”, një tjetër politikan fiton betejën me Covid-19 në Shqipëri

schedule16:21 - 10 Gusht, 2020

schedule 16:21 - 10 Gusht, 2020

Një tjetër politikan shqiptar është shëruar nga koronavirusi. Murat Basha i Lëvizjes së Legalitetit ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se ka arritur të fitojë betejën me këtë sëmundje.

Ai tregon përjetimet që ka pasur gjatë kohës kur ka qenë i infektuar, ndërsa shprehet se ka qenë i shtruar edhe në Spitali Infektiv.

Basha shton se gjatë kësaj kohe është interesuar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“E kam detyrim moral por edhe njerëzor,të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua,por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve…

Faleminderit prof. Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient; të mirënjohurit prof.Tritan Kalos, dr. Nevilës etj., kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin,derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa…; për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël.

Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen, prof.Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund, familjen që i shkaktova aq probleme. Faleminderit Zotit!”, e mbyll mesazhin ai./abcnews.al