Keshla, kundërshtari i Laçit në Europa League, është përforcuar në sulm me një lojtar që ishte pjesë e Superiores. Braziliani Silvio Junior, i larguar nga Vllaznisë, ka firmosur për azerët dhe do të ketë mundësin të luajë në ndeshjet e Europës.
Ndërkohë, trajneri i përkohshëm i Keshla (dikur quhej Inter Baku), Zaur Ismayilov, ka folur në lidhje me përballjen kundër Laçit. “Nuk ka kundërshtarë të lehtë në Europa League. Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen seriozisht.
Kemi nisur ta analizojmë Laçin dhe e dimë që ta kanë lojtarë të mirë dhe të fortë, në çdo repart”, shprehet Ismayilov për faqen zyrtare të klubit. Verën e vitit 2015 këto dy ekipe janë përballur së bashku dhe Keshla u kualifikua me gol fushe, pasi ndeshja në Laç u mbyll 1-1 dhe në Azerbajxhan 0-0. /abcnews.al