Shkëlqeu sezonin e fundit me Tiranën, Idriz Batha edhe një vit bardheblu

schedule18:12 - 8 Gusht, 2020

schedule 18:12 - 8 Gusht, 2020

Idriz Batha u vesh bardheblu verën e vitit të kaluar dhe zhvilloi një sezon fantastik me Tiranën, ekip me të cilin ia doli të fitojë titullin kampion për herë të parë në karrierë.

28-vjeçari nga Gjirokastra, i cili ka provuar të mbajë veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë U-21 në të kaluarën, shënoi 10 gola në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë në sezonin e fundit.

Paraqitjet pozitive kanë ndikuar që Tirana t’i dhurojë rinovimin me një tjetër vit, opsion që Batha nuk e ka refuzuar. “Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën.

Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri“, lexohet në postimin e kampionëve të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!