Pamje të trishta nga Afrika e Jugut, mijëra varre të reja hapen për viktimat e Covid-19

schedule16:38 - 7 Gusht, 2020

schedule 16:38 - 7 Gusht, 2020

Foto të trishta janë publikuar nga Afrika e Jugut ndërsa rastet e të konfrimuarve me koronavirus vijojnë që të shtohen.

Afrika e Jugut është tashmë vendi i pestë në botë më i prekur nga pandemia.

Ndërkohë fotot e shkrepura nga varreza Olifantsveil tregojnë një numër të madh varresh të cilët janë hapur së fundmi për të ‘strehuar’ për herë të fundit viktimat e koronavirusit.

Edhe pse Afrika e Jugut është shteti më i përgatitur  i vendit sa i përket pandemisë, aktualisht aty numërohen 538, 184 raste me koronavirus si dhe 9,604 viktima, sipas John Hopkins Coronavirus Resource Centre.

Megjithatë, shkalla e vdekjeve mendohet të jetë shumë e lartë pasi një raport i Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Afrikën e Jugut i publikuar javën e kaluar tregoi se shumë vdekje-Covid kanë mbetur të pa numëruara.

Afrika e Jugut ka realizuar të paktën tre milion teste, më shumë se çdo vend tjetër në kontinent, por kjo vijon të mos jetë e mjaftueshme ndërsa furnizimet po kapen vazhdimisht nga vendet më të pasura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!