Basketbolli në zi, ylli i ekipit serb humb jetën në stërvitje

schedule15:59 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:59 - 7 Gusht, 2020

Basketbollisti i Kosarkaskit, Michael Ojo, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër. Nigeriani me pasaportë amerikane pati probleme me frymëmarrjen gjatë një  seance stërvitore në Beograd, konkretisht në stadiumin e Partizanit.

27-vjeçari u transferua menjëherë në qëndrën më të afërt të urgjencës, ku u tentua rikthimi në jetë i tij, por mjekët e kishin të pamundur për të bërë mrekullinë. Ojo luajti në Serbi gjatë gjithë karrierës së tij profesionale , e cila filloi në vitin 2017.

Përpara vitit 2017 ai aktivizohej në shtëtin e Floridës, ku kishte një mesatare prej 4.9 pikësh për ndeshje. Në vend që basketbollisti të vazhdonte karrierën në NBA, ai vendosi të transferohej në Serbi në rradhët e KK FMP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!