Pandemia e kishte ndalur dhe pas rikthimit të kampionatit në Australi, Besart Berisha ishte hedhur në kërkim të golit. Ka ndodhur sot dhe sulmuesi është zhbllokuar, duke shënuar golin e dytë në përballjen që Western United po e kryeson 2-0 kundër WS Wanderers.
.@BesartBerisha7 doubles our lead! #WUNvWSW #PlayOn pic.twitter.com/XnaGhGD86L
— Western United FC ? (@wufcofficial) August 7, 2020
Për sulmuesin dardan ky është goli i 16-të këtë sezon në A-League, ndërkohë që vijon të shtojë në llogarinë e tij golat që e mbajnë atë shënuesin më të mirë në historinë e futbollit në Australi. Berisha numëron 132 gola, si askush tjetër në A-League. /abcnews.al