Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy persona

schedule10:47 - 28 Prill, 2018

schedule 10:47 - 28 Prill, 2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas njoftimit të policisë lokale, një automjet tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Golf”.

Për pasojë është plagosur një 66-vjeçare dhe një 58-vjeçar, të dy pasagjerë në mjetin tip “Golf”. Të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit. Shkak i aksidentit dyshohet një manover nga ana e automjetit “Golf”./abcnews.al