Brandon Williams debutoi sezonin që u mbyll me ekipin e parë të Manchester United. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar, është një nga zbulimet e bukura të “Djajve të Kuq” dhe ka luajtur në 33 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
Performancat pozitive i kanë dhuruar një kontratë të re. Drejtuesit e klubit të Premier League, kanë zgjatur bashkëpunimin me Williams deri në verën e vitit 2024, duke i rritur edhe rrogën. “Moment krenarie për mua dhe familjen time ky rinovim kontrate.
A breakthrough campaign ?
Following a fine debut season, Brandon Williams has been rewarded with a new deal ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 4, 2020
“Jam pjesë e United që kur isha 7 vjeç dhe aktivizimi me ekipin e parë ka qenë realizimi i ëndrrës time. Kam mësuar shumë gjëra këtë sezon nga trajneri, stafi teknik dhe shokët e ekipit. Mezi po pres t’ua shpërblej besimin që kanë pasur tek unë“, deklaroi lojtari pas firmës për sajtin e klubit.
? “He’s got a great personality, he’s a winner and he gives everything absolutely every time.”
The boss is buzzing to see more of Brandon Williams, and so are we ??#MUFC pic.twitter.com/07BbukMvwV
— Manchester United (@ManUtd) August 4, 2020
Një koment rreth bëri edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer. “Brandon ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, kështu që jemi të kënaqur që firmosi kontratën e re. Rinovimi është fryt i punës së madhe dhe përparimit që ka bërë prej momentit që debutoi“, deklaron norvegjezi. /abcnews.al