Një krim i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Pas një sherri familjar burri vrau gruan e tij me çekiç.
E vrau gruan me çekiç për shkak se i shpenzoi 6 mijë lekë për dy ditë. Kështu ka pretenduar momentet e para të arrestimit 69 vjeçari Bashkim Teli i cili goditi për vdekjen gruan e tij Suzana Shumani 58 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në orën 1:00 të mëngjesit në lagjen “Parrucë” të Shkodrës.
Sipas ekspertëve të këqyrjes së vendit të ngjarjes autori e ka qëlluar disa herë në kokë viktimën.
Fqinji i çiftit i cili dëgjoi zhurmën njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e menjëhershëm të Bashkim Telit.
Burri vrasës nuk bëri rezistencë.
Në kohën kur ndodhi krimi ata ishin vetëm në shtëpi, në një apartament në Parrucë. Kurse dy vajzat e tyre jetojnë në Tiranë.
Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar edhe çekiçin me të cilin ka kryer vrasjen. Bashkim Teli akuzohet për vepren penale ” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./abcnews.al