Protestuesit në Shkodër kanë sulmuar edhe selitë e PS-së dhe PD.
Fillimisht kanë thyer xhamat me gurë të PS-së tek e cila ndodhej një kordon policie.
Dhe më pas kanë vijuar marshimin te selia e PD-së ku kanë thyer derën dhe janë futur brenda saj.
Gjithashtu policia ka bërë shoqërimin e disa të rinjve.


