Batha: Tirana opsioni i vetëm në Shqipëri, jemi në ekstazë

schedule21:01 - 1 Gusht, 2020

schedule 21:01 - 1 Gusht, 2020

“Finalja e Kupës mbetet për t’u fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj t’ia arrijmë me sukses”, shprehet Idriz Batha, mesfushori i Tiranës që foli për tema të ndryshme sot para finales së Kupës së Shqipërisë, kundër Teutës.

-Si është fryma në skuadër?

-Padiskutim që do japim maksimumin dhe do e vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi si të thuash ka një gjëndje “ekstaze”, pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta ka qënë një kundërshtar i vështirë, pasi keni ndarë pikë të barabarta në kampionat. Si e vlerësoni ndeshjen?

Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë por e bukur.

Fituat titullin e parë kampion me Tiranën, ju nxit ideja të hapni një cikël fitues? A do e rinovoni kontratën?

Do më pëlqente të krijonim një grup që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund të eci shumë lart.

Përsa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Finalja luhet në “Air Albania”. Kush është i avantazhuar?

Në një finale nuk ka favoritë. Mendoj dhe shpresoj që ta fitojmë ne sepse duke parë dhe ecurinë tonë në “Air Albania” që nuk kemi pësuar asnjë humbje, ky është fati jonë.

Sa ju penalizon fakti që në Champions do luani shumë shpejt, duke menduar anën fizike…

Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!