Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Skandali i “VLEN” me çlirimtarët e UÇK/ Ministri i Drejtësisë në Shkup barazon viktimën me agresorin

schedule14:04 - 14 Shtator, 2026

schedule 14:04 - 14 Shtator, 2026

Përfaqësues të VLEN nuk morën pjesë në marshin për liri të krerëve të UÇK, por deklaratat në kufijtë e një skandali publik nuk kanë munguar.

Ministri i Drejtësisë, në kabinetin e Hristian Mickoski, Jeton Shasivari përmes një postimi në facebook vë në diskutim luftën çlirimtare dhe kontributin e katër ish krerëve të UÇK, ndërsa bën thirrje për respektimin e vendimit të gjykatës, madje duke treguar se në vijim rruga që duhet të ndiqet është Apeli.

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata.Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, ndërsa palët kanë të drejtën e ankesës”, tha ai

Skandali thellohet teksa kërkohet që në këtë proces të trajtohen njësoj viktima dhe agresori.

“Në këtë proces, në qendër duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike – shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë”- shkruan ai.

Institucionet e Kosovës duhet ta përballojnë këtë moment me qetësi, përgjegjësi dhe maturi shtetërore vendimin e 16 shtatorit thotë ministri i VLEN, ndërsa nga opozita figura e tij është etiketuar si PALO MINISTËR që e quan vetën shqiptarë, por nuk është…

“Shasivari bërtet kundër marshit të UÇK-së, hesht ndaj kolegëve që glorifikojnë Mlladiqin. Edhe unë po ia jap një porosi: Jeton, këtë mesazh kthejua autorëve të tij, Serbisë! Turp duhet të kesh!”

Në marshin për Liri nuk morën pjesë as miqtë e VLEN në Kosovë, Kurti dhe përfaqësues të lartë politik të VV, edhe pse mesazhi nga organizatorët ishte: UÇK NA BASHKON!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!