Kroacia është kthyer një destinacion super për futbollistët e Superiores dhe një tjetër lojtar do të transferohet në këtë kampionat. Flasim për Bruno Lulajn, mbrojtësin e Kukësit, i cili është gati të hedhë hapin e madh.
Panorama Sport raporton se mbrojtësi 25-vjeçar do të kalojë te Lokomotiva e Zagrebit. Klubi ku aktivizohen një koloni me shqiptarë dhe që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League, ka gjetur akordin me Kukësin për shifrën e 250 mijë eurove.
Biznes i mirë për nënkampionët e Shqipërisë dhe shans fantastik për lojtarin (40 ndeshje këtë sezon mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë), që ka provuar të luajë në Superiore edhe me Skënderbeun e Laçin. /abcnews.al