Shkon në mbi 11 milion numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 në gjithë botën

schedule08:53 - 1 Gusht, 2020

schedule 08:53 - 1 Gusht, 2020

Numri i personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin në të gjithë botën ka shkuar në më shumë se 11 milion. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se numri i të shëruarve nga Covid-19 në të gjithë globin është 11,167,839.

Ndërsa, numri i personave që janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 17,771,308, prej këtyre personave, fatkeqësisht 683,266 nuk ia kanë arritur që të mbijetojnë.

Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen 4.7 milion të infektuar dhe 156,752 viktima.

Ndërsa, vendi i dytë më i prekur është Brazili me rreth 2.7 milion të infektuar prej të cilëve  92,568 persona nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Vendi i tretë në botë më i prekur nga pandemia mbetet India ku numërohen  1,701,307 të infektuar dhe  36,583 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!