“Gënjyet në CAS, kemi prova të reja”, Der Spiegel tremb Manchester City

schedule23:38 - 31 Korrik, 2020

schedule 23:38 - 31 Korrik, 2020

UEFA përjashtoi me dy vite nga kompeticionet evropiane Manchester City dhe e gjobiti me 30 milion euro, kjo për shkak të parregullsive në FFP (Fair-Play Financiar).

Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel“, e cila merrej me dokumente sekrete, që thuhej se ishin marrë nga “Football Leaks”, në vitin 2018.

Klubi anglez apeloi vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe vendimi i qeverisë evropiane të futbollit u anulua.

Dënimi dy-vjeçar u hoq dhe gjoba u reduktua në vetëm 10 milion euro, lajm që çliroi Pep Guardiolën, lojtarët, drejtuesit e “Cityzens” dhe tifozët. Shumë debat u krijua pas vendimit të CAS, teksa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i “Der Spiegel“.

E përjavshmja gjermane është hedhur në sulm, duke akuzuar Cityn. “Der Spiegel” shkruan se zotëron prova të reja, që do fundosin përfundimisht klubin ishullor, teksa thekson se përfaqësuesit e Cityt kanë gënjyer në mbrojtjen e bërë në CAS. /abcnews.al