Përballet me valën e tretë të koronavirusit, Hong Kongu shtyn zgjedhjet me 1 vit

schedule14:40 - 31 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 31 Korrik, 2020

Liderja e Hong Kongut Carrie Lam njoftoi të premten se qeveria do të shtyjë zgjedhjet me një vit për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Qeveria e vendit po bën gati një  rregullore emergjente që do të mundësojë shtryjen e zgjedhjeve ndërsa Lam shtoi se Kina e mbështet vendimin.

“Njoftimi që duhet të bëj sot është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr në shtatë muajt e fundit,” tha Lam në një konferencë shtypi.

“Ne duam të sigurojmë drejtësi, siguri publike dhe shëndet, dhe duhet të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të hapur, të drejtë dhe të paanshme. Ky vendim është pra thelbësor, “tha ajo.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk është lajm i mirë për opozitën pro-demokracisë, e cila shpresonte të përfitonte nga zhgënjimi me shumicën aktuale pro-Pekinit për të fituar zgjedhjet.

Një grup prej 22 deputetësh lëshuan një deklaratë përpara njoftimit duke akuzuar qeverinë për përdorimin e epidemisë si një justifikim për të vonuar votimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!