Eksperti amerikan: Është e pamundur që të parashikohet se kur do t’i vijë fundi pandemisë

schedule14:13 - 31 Korrik, 2020

schedule 14:13 - 31 Korrik, 2020

Pa një përpjekje kombëtare për t’iu përmbajtur masave parandaluese të koronavirusit do të jetë e pamundur të parashikohet sa do të zgjasë pandemia në SHBA.

Kështu është shprehur Dr. Anthony Fauci, mjekut më i lartë i sëmundjeve infektive në vend.

Në SHBA rastet me koronavirus po shtohen ndërsa shtetet filluan rihapjen e ekonomive ndërsa numri i të infektuarve në total është më shumë se 4.4 milion ndërsa ai i viktimave në 152.075, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Instituti për Metrika Shëndetësore dhe Vlerësimi e rriti parashikimin në 219.864 vdekje totale deri në nëntor, pjesërisht sepse kombi vazhdon të debatojë për masa si mbajtja e maskave apo edhe distancimi fizik.

“Gjëja që ne duhet të bëjmë është që të heqim të gjitha ndalesat dhe të shkojmë në një bazë e të qëndrojmë aty duke bërë gjërat për të cilat kemi four, gjërat për të cilat unë kam folur në mënyrë konstante,” u shpreh Fauci. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!