Valteri zbulon emrin e partisë së re opozitare: Lëvizja Demokratike Shqiptare, forca e ndryshimit

schedule16:28 - 30 Korrik, 2020

schedule 16:28 - 30 Korrik, 2020

Është zbuluar  emri i partisë së re të krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë në Kuvend të dalë nga listat e PD-së, me në krye deputetin Myslim Murrizi.

Ka qenë deputeti Halit Valteri ka zbuluar emrin e partisë së re që do të krijojnë grupi i deputetëve opozitarë në Kuvend.

Valteri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, vetëm pak orë pasi u votua hapja e listave shkruan se Lëvizja Demokratike Shqiptare do të jetë forca e ndryshimit.

Ndryshimet kushtetuese te dites se sotme i dhane ze si asnjehere tjeter demokracise ne vendin tone. Pasi nga e drejta e votes buron edhe demokracia. Sot, si asnjehere tjeter me pare sollem voten tek qytetari shqiptar. Zvogeluam fuqine e partise qe mund te jete e centralizuar teresisht brenda nje grupi te vogel te personave qe jane afer figurave kyce brenda subjektit politik. Sollem mundesine qe votuesi te votoje kandidatin qe do dhe jo ate qe ia komunikon partia. Sollem instuticionet tek qytetari, por edhe i dhame ze dhe force institucioneve perballe qytetarit.

#Levizja_Demokratike_Shqiptare

#forcaendryshimit” shkruan ai./abcnews.al