Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Skandali i Farage, pagoi për sondazhe false/ Hetimi në Britani, rriti rezultatet për partinë e tij

schedule12:20 - 4 Shtator, 2026

schedule 12:20 - 4 Shtator, 2026

Nigel Farage dhe partia e tij Reform UK janë përfshirë në një tjetër polemikë mbi financimin politik, pas një hetimi me kamera të fshehta të publikuar nga Channel 4. Farage dhe dy bashkëpunëtorë të tij të afërt, Dan Jukes dhe James Orr, diskutojnë një donacion prej 500 mijë paundësh nga një person që paraqitej si biznesmen amerikan.

Sipas hetimit, paratë do të kalonin përmes djalit të tij, i cili do të shfaqej zyrtarisht si donatori britanik. Në një nga bisedat, Dan Jukes sugjeron se kjo mund të bëhej në mënyrë që donacioni të regjistrohej në emër të djalit, ndërsa paratë do të vinin nga babai amerikan.

Në pamjet e një takimi të mëvonshëm me Farage, personi i infiltruar shpjegon të njëjtin plan, ndërsa Farage dëgjohet duke thënë se “gjithçka është krejtësisht ligjore” dhe më pas falënderon të dy personat.

Hetimi ngre pikëpyetje edhe për financimin e sondazheve. Sipas Channel 4, Reform UK ka porositur tre sondazhe me një vlerë totale prej 32 mijë e 500 paundësh, ndërsa pretendohet se nuk është bërë e qartë se kush i ka financuar ato.

Sipas ligjit britanik, partitë politike mund të pranojnë donacione vetëm nga burime që plotësojnë kriteret ligjore. Komisioni Zgjedhor ka deklaruar se çdo përpjekje për të anashkaluar këto rregulla duhet të vlerësohet nga policia.

Reform UK i mohon akuzat dhe e ka cilësuar hetimin një “mashtrim”, duke pretenduar se personat e përfshirë ishin aktivistë të financuar nga jashtë dhe ishin paraqitur në mënyrë të rreme si donatorë. Partia ka nisur një hetim të brendshëm ndaj Dan Jukes dhe James Orr.

Ndërkohë, Policia Metropolitane e Londrës ka konfirmuar se është në dijeni të raportimeve dhe do të vlerësojë informacionin e dorëzuar lidhur me shkelje të mundshme të ligjit për financimin e partive politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!