Ish-sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, vazhdon të jetë një lojtar i lirë. Uruguaiani mbylli kontratën e tij me gjigandët francezë dhe nuk pranoi rinovimin. Që nga dita kur ai mbylli aventurën e tij në Francë, të shumta kanë qenë spekulimet për të ardhmen e tij.
Madje disa media në Gjermani kanë raportuar se është klubi i Bayern Munchen, ai që është vënë pas shërbimeve të Cavanit. Por ka qenë gazetari i “Bild”, Christian Falk, ai që ka mohuar lajmin e rremë.
Sipas gjermanit nuk ka asnjë interesim nga ana e kampionëve të Bundesligës për sulmuesin 33-vjeçar. Edinson zhvilloi 200 ndeshje me PSG-në në të gjithë kompeticonet, ku e gjeti plot 138 herë rrugën e rrjetës. Mbetet për tu parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Cavabin, ku sigurisht ofertat për të nuk do të mungojnë. /abcnews.al
NOT TRUE https://t.co/qJa39KdXSW
— Christian Falk (@cfbayern) July 30, 2020
ndes

