Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja për rrugën e Gjinarit

schedule17:14 - 24 Prill, 2018

schedule 17:14 - 24 Prill, 2018

Ka përfunduar hetimet Prokuroria e Elbasanit dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Për gjykim ka shkuar dosja ndaj ish-drejtorit të ARRSH, Andi Toma, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”; Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Për abuzimin me rrugën Elbasan-Tiranë do të gjykohen dhe 9 persona dhe 3 kompani. Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013, ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në Shtator 2017. Xhika dhe Toma janë në hetim edhe për një tjetër procedim, atë të rrugës Tiranë-Elbasan, dosje për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj./abcnews.al