Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për sektorin energjetik dhe zhvillimin e turizmit në zonë

schedule14:29 - 10 Korrik, 2026

schedule 14:29 - 10 Korrik, 2026

Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.

“Punimet konsistonin në zgjerimin e aksit duke përmirësuar edhe sigurinë rrugore. Këtu kemi element mbrojtës të skarpateve ashtu edhe vendosjen e guardreilave që përmirësojnë ndjeshëm sigurinë rrugore. Janë bërë ndërhyrje veçanërisht edhe në disa kthesa të rrezikshme, specifikisht kemi arritur të eliminojmë tre kthesa të rrezikshme, që përbënin pika të zeza që njihen në gjuhën teknike”, sqaroi Kozeli.

Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek rëndësia e këtij investimi si për mirëmbajtjen e kaskadës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Me ndërhyrjen e parashikuar koha e udhëtimit ulet në afro 40 minuta.



“Është një rrugë e rëndësishme sepse përmbush dy elemente. Së pari bën ndërlidhjen ndërmjet pjesës së segmentit që na lidh nga Vau i Dejës dhe të çon në Pukë për tek hidrocentrali i Komanit, por nga ana tjetër është edhe një segment rrugor që ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm sepse ndërlidh banorët e këtyre zonave. Ka edhe një element turistik të rëndësishëm”, tha Karakaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!