Infermierë për Shqipërinë, në Tiranë punësohen vetëm 87 fitues

schedule15:19 - 24 Prill, 2018

schedule 15:19 - 24 Prill, 2018

Nga 185 kandidatët që u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës vetëm 87 prej tyre u punësuan në qendrat shëndetësore dhe spitalet e kryeqyetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, të cilat u plotësuan me të tjerë, më poshtë në listë.

Personat që refuzuan kalojnë në listë pritje dhe janë të parët që do të punësohen në vendet që mund të hapen në Tiranë.

Procesi i punësimeve do të përmbyllet brenda datës 27 Prill edhe në qytetet e tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore pritet të plotësohen 416 vende të lira pune për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!