Miliona dhe një mesfushor tjetër, refuzohet oferta për Thomas Partey

schedule13:31 - 29 Korrik, 2020

schedule 13:31 - 29 Korrik, 2020

Thomas Partey nuk mund t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, pasi Atletico Madrid ka refuzuar ofertën e dytë të bërë nga “Topçinjtë”. Mesfushori ka spikatur me klubin spanjoll dhe për të ka pasur disa oferta.

Klauzola e tij për t’u larguar kap shifrën e 50 milion eurove, por Arsenali nuk është i gatshëm ta paguajë. Klubi anglez, sipas asaj që shkruan “The Guardian” ofruar 25 milion euro plus një lojtar.

Matteo Guendouzi, i cili ka pasur probleme tek Arsenali, është futbollisti që ofrohet për Atletico Madrid. Spanjollët e kanë refuzuar këtë ofertë, duke e konsideruar të papranueshme. /abcnews.al