Në plazhin e Vjetër të Vlorës kanë shpërthyer ujërat e zeza për shkak se kanalizimet janë bllokuar. Situata është shumë alarmante, në një kohë kur vetëm për pak ditë çelet sezoni turistik.
Edhe këtë sezon plazhi i vjetër do të jetë pika e turpshme e turizmit në Vlorë.
Ujërat e zeza kanë vërshuar në zonë. Kurse ndotja i ka kaluar limitet.
E njohur si një nga plazhet më të këshillueshme familjare, turistët do të qendrojnë larg.
Kanalizimet janë bllokuar dhe i tërë territori kundërmon.
E gjitha vjen nga kabinat në të cilat strehohen 100 familje. Ato shërbejnë si banesa sociale, por pa asnjë investim.
Banorët e këtushëm e kanë të vështirë të flasin. Ata kanë frikë se në një ekspozim të problemit do t’i nxjerrin jashtë edhe nga këto barake.
Siç shikoni nga pamjet situata në plazhin e vjetër është alarmante. A do mundet bashkia të ndërhyjë për të ndryshuar gjendjen, kjo mbetet për t’u parë. Nga çelja e sezonit kanë mbetur shumë pak ditë.
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika