Një makinë u përplas me një motorçikletë, në rrugën kryesore të fshatit Këmishtaj të Divjakës. Për pasojë drejtuesi i motorit u plagos rëndë. Mihal Nushi, 64 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës, kurse drejtuesi i benzit një 23 vjeçar nga Tirana Pjerino Jaupllari u shoqërua në polici për sqarimin e ngjarjes. Sipas policisë lokale, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Fillimisht 23 vjeçari ka dashur të shmangë përplasjen me një tjetër motor, por ka përplasur motorin që drejtonte 64 vjeçari, i cili nuk kishte kaskë në kokë dhe mori plagë të rëndë. /abcnews.al
Makina përplas motorin në Këmishtajt të Divjakës, rëndë drejtuesi
schedule13:00 - 23 Prill, 2018
schedule 13:00 - 23 Prill, 2018