Rreziku i shkarkimit të Setien, presidenti i Barcelonës shuan çdo dilemë

schedule18:44 - 26 Korrik, 2020

schedule 18:44 - 26 Korrik, 2020

Quique Setien ka marrë një lajm të mirë nga presidenti i Barcelonës. Shumë është folur për një shkarkim nga stoli katalanas, por Josep Maria Bartomeu i ka dhënë fund këtyre zërave në një prononcim për Mundo Deportivo.

Setien nuk ka qenë kurrë në diskutim. Edhe pse nuk ia dolëm të fitonim titullin kampion, duhet të shohim përpara. Reali na parakaloi në renditje, por është gjithashtu e vërtetë që VAR-i nuk u menaxhua siç duhet në pjesën e fundit të kampionatit.

Trajneri mund të na dhurojë trofeun e Champions League, ai është nën kontratë me ne edhe për sezonin e ardhshëm. Kam besim tek ai dhe stafi teknik“, deklaron kreu i klubit katalanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!