Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un caktoi një mbledhje emergjente pasi vendi raportoi rastin e parë të dyshuar për Covid-19.
Lajmin e dha agjencia shtetërore e lajmeve në vend të dielën në mëngjes me orën lokale.
Agjencia raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik. Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë.
Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit, raportoi agjencia e lajmeve.
Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat. Komisioni Qendror Ushtarak i vendit do të hetojë njësinë përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të pacientit dhe “do të administrojë një dënim të rëndë,” njoftoi KCNA. /abcnews.al/