Lorenc Trashi është gati për aventurën e re në Kuvajt me Qadsia. Pas ndeshjes me Vllazninë ai u takua me shokët e skuadrës dhe në rrjetet sociale pati edhe një mesazh për ta.
Mundësia për një rikthim te Partizanit është e hapur në të ardhmen, por fillimisht mbrojtësi i majtë po mendon të nisë eksperiencën e tij të parë jashtë vendit. Edhe në kampin e kuq nuk kanë harruar të falënderojnë.
Madje publikisht. Klubi i Partizanit ka publikuar një video, ku Trashi shënon, feston si çmendur me tifozët, shkon te kamerat dhe sigurisht nuk mungon as Idriz Batha. Mesfushori, kampion me Tiranën sivjet, nuk mund të fshihet dot dhe me Trashin ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë. / abcnews.al